Escobar: Nuk duam një Republika Sërpska në Kosovë

I dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në raportimin para Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës tha se nuk dëshiron që Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë të jetë një lloj “Republika Sërpska”.

Ai tha se Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“Ne duam të shohim që Asociacioni të vendoset nën strukturën kosovare, që ata ta kontrollojnë atë” – deklaroi Escobar në raportimin për situatën në Ballkanin Perëndimor.

Themelimi i Asociacionit është një ndër pikat e Marrëveshjes së Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë.

Pas prezantimit të draft-statutit të Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe në Kosovë në takimin e nivelit të lartë në Bruksel, ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal i Kosovës, Elbert Krasniqi, shkarkoi ekipin menaxhues të ngarkuar për hartimin e statutit.

Ekipi përgjegjës për hartimin e statutit të Asociacionit përbëhej nga Jelena Boloviq, Igor Kalamar, Dejan Radojkoviq dhe Danijela Vujiçiq.

Konjufca: Serbia po kërkon me ngulm “Republika Srpska” brenda Kosovës

Vuçiq: Kosova s’e pranoi draft-statutin për Asociacionin