Derek Chollet, SHBA

Escobar dhe Chollet flasin për “Ballkanin e hapur”, thonë se e mbështesin por me kushte

I dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin nismën e njohur si “Ballkani i hapur”, por me kushte.

“Ne mbështesim ‘Ballkanin e hapur’ dhe mbështesim tregun e përbashkët aq sa e mbështesim edhe Procesin e Berlinit. Ne do të vazhdojmë t’i shikojmë me kujdes” – ka deklaruar ai.

“‘Open Balkan’ është një mundësi për integrim ekonomik. Duhet të jetë plotësues dhe jo konkurrent me iniciativat e tjera. Duhet të jetë i hapur për të gjithë, i barabartë për të gjithë. Kërkon që Serbia ta pranojë Kosovën si anëtare e plotë. Kjo është mundësi për të krijuar një integrim më të madh për Kosovën në rajon, nëse kjo iniciativë ec para. Përndryshe nuk do ta përkrahim”- tha ai.

Njëjtë u shpreh edhe këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, duke thënë se sheh përftime nga një nismë e tillë.

Gjatë mbledhjes së Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u tha se ndikimi nga Kina është i pranishëm në regjionin e Ballkanit Perëndimor.

Esocbar tha se në ndikimi kinez dhe rus është i pranishëm me theks të veçantë në Serbi.

“Ballkani i Hapur” është nismë e përbashkët e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, që ka për synim lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave mes shteteve pjesëmarrëse.

Deri më tani, Kosova dhe Bosnjë e Hercegovina zyrtarisht nuk i janë bashkuar nismës, ndonëse përfaqësuesit e Bosnjës, për herë të dytë po marrin pjesë si të ftuar në takimet e kësaj nisme.

Në Beograd nis samiti i Ballkanit të Hapur