Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ermal Sadiku: Lumir Abdixhiku po dëshiron ta ‘luftojë’ Albin Kurtin me armët e tij

Ermal Sadiku, me profesion inxhinier, ka folur për kuvendin zgjedhor të LDK-së.

Sipas tij LDK nuk duhet të flasë me armët e njëjta të LVV-së.

“Nëse LDK del me folë me Albinin në rrymën e tij, e ka të humbur atë debat apo luftë. Nëse një pretendent i LDK-së del e thotë të njëjtën që e thotë Albin Kurti, pse një votues me votu atë, kur mundet me votu Albin Kurtin. LDK po e ndjek një rrymë të keqe, po tenton ta bëjë kryetar një Albin më të dobët se Albinin”, tha Sadiku në emisionin “Kallxo Pernime”.

Sipas tij, në rast se Lumir Abdixhiku do të ishte pjesë e listës së kandidatëve të LVV-së do t’i merrte 300 mijë vota.

 

“Lumiri është një djalë fantastik. Unë jam i sigurt që nëse do të shkonte në LVV do t’i merrte 300 mijë vota, pa pikë problemi. Lumiri e lufton një diçka që është me fortë se ai. Më karizmatik, më inteligjente se ti, ma shumë e do populli se ty, e ky është Albini. Është problem me luftu me të njëjtat armë e me u shty me të”, tha në mes tjerash Sadiku.

Ai ka folur edhe për dy kandidatët e LDK-së, Lutfi Haziri dhe Lumir Abdixhikun.

“Lumirin e shoh si kandidat shumë të mirë për Prishtinën. Mendoj që Prishtina e paraqet atë lëvizjen tektonike të votuesve. Unë nuk mendoj që ai është më i miri me udhëheq me LDK-në. Mendoj që veç Lutfi Haziri mundet me mbajtë unitetin në LDK”, tha Sadiku në mes tjerash.