Erion Veliaj, kryebashkiak i Tiranës

Erion Veliaj infektohet me COVID-19

Kryetari iBashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Veliaj ka bërë të ditur se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe do ta vazhdojë punën nga shtëpia e tij.

“Miq, pas testit më njoftuan se dola pozitiv nga covid-19. Jam në gjendje të mirë shëndetësore, ashtu si edhe familja ime. Por, nga sot do të vazhdoj të punoj me të njëjtin përkushtim për Tiranën nga shtëpia”, ka shkruar i pari i Tiranës.

Më poshtë mund të lexoni postimin të plotë:

Miq, pas testit më njoftuan se dola pozitiv nga covid-19. Jam në gjendje të mirë shëndetësore, ashtu si edhe familja ime. Por, nga sot do të vazhdoj të punoj me të njëjtin përkushtim për Tiranën nga shtëpia.

Askush prej nesh nuk është imun ndaj këtij virusi, ndaj JU LUTEM  mos harroni të lani duart sa më shpesh dhe mbani maskë për të mbrojtur sa më shumë veten dhe familjarët tuaj!

Lus më të mirën për familjet tuaja! Shëndet e dashuri të gjithëve dhe mirënjohje e thellë mjekëve heronj! Do shihemi sërish!