Erërat e forta shembin kulmin e shkollës në Pejë (FOTO)

Erërat e forta dhe reshjet e borës që kanë përfshirë dje Kosovën, kanë shkaktuar dëme nëpër komuna të ndryshme.

Në Pejë, erërat e forta kanë shembur kulmin e shkollës së mesme ekonomike “Ali Hadri”.

Për shkak të motit që ka mbretëruar dje në Kosovë, dhe për shkak të reshjeve të dendura të borës, shkolla të Komunën e Dragashit, Istogut dhe Kamenicës, nuk do të mbajnë mësim gjatë ditës së sotme.

Më poshtë gjeni fotografitë të cilat i ka dërguar një qytetar në adresë të KALLXO.com dhe ku shihet se si ka rënë dhe se si është dëmtuar kulmi i shkollës “Ali Hadri” në Pejë.