Erërat e forta, prishje në rrjetin elektrik në disa komuna

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS), ka njoftuar se për shkak të kushteve atmosferike që po mbizotërojnë në vend, erërat e forta kanë shkaktuar një sërë prishjesh në Ferizaj, Pejë, Mitrovicë, Gjakovë e Gjilan.

KEDS po ashtu ka publikuar një numër kujdestar që qytetarët të mund ta kontaktojnë kompaninë.

“Ekipet tona janë të mobilizuara në secilin lokalitet dhe po punojnë vazhdimisht deri në sanimin e plotë të prishjeve. Për çdo problem të shfaqur në rrjet ju lutem kontaktoni numrin zyrtar pa pagesë, 0800 791 00 ose kanalet tjera të komunikimit”, thuhet në njoftimin e KEDS.

Nga KEDS kanë bërë të ditur se janë në gatishmëri të plotë, që intervenimet të kryhen në kohë sa më të shkurtër.

Gjatë ditës së sotme në Kosovë ka pasur reshje shiu të cilat janë shoqëruar me erëra të forta. Në Prishtinë dyshohet për një të vdekur nga rrëzimi i lisit.

Dyshohet për një të vdekur nga rrëzimi i lisit në Prishtinë