Erëra të forta nëpër Kosovë, KEDS po qëndron në gatishmëri për intervenime

KEDS Energy ka dërguar ekipe në terren pas erërave të shumta gjatë ditës së sotme që të intervenojnë aty ku është nevojshme.

KEDS përmes një komunikate ka thënë se sipas parashikimeve të motit në tërë vendin do të ketë erëra.

“Ekipet e KEDS, të cilët janë duke operuar në përputhje me dispozitat ligjore të nxjerra nga institucionet qeveritare, janë në gatishmëri të plotë për të ofruar maksimumin e tyre që furnizimi me energji elektrike në këtë kohë pandemie të jetë i rregullt për të gjithë konsumatorët anekënd vendit”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, KEDS u ka bërë  apel qytetarëve që të bashkëpunojnë me ekipet në terren dhe nëse shohin ndonjë avari në rrjet t’a raportojnë atë përmes Qendrës së Thirrjeve në numrin: 0800 791 00  dhe rrjeteve sociale të kompanisë.