
Erëra, shi e breshër në disa komuna të Kosovës
31.7.2020 - 19:37
Mot i lig ka përfshirë sonte disa pjesë të Kosovës. Erërat të forta, shi e breshër i madh që ka shkaktuar edhe dëme në disa kultura bujqësore.
Qytetarë vazhdimisht kanë dërguar në adresën e KALLXO.com pamje nga vendi i ngjarjes.
Në fotot më poshtë mund të shihet se si shiu ka dëmtuar një kulm në fshatin Treboviq të Komunës së Pejës. Atje raportohet se një pjesë e vendbanimeve ka mbetur pa energji elektrike për shkak të prishjeve.
Ndërsa përmes videos shihet se dhe në Skenderaj ka shiu i madh ka përfshirë edhe këtë vend.
Gjithashtu në komunën e Ferizajt ka rënë shi shumë i madh dhe kanë fryer erëra të forta.