Foto: Facebook/ Recep Tayyip Erdogan

Erdogan viziton muzeun Aja Sofia që po shndërrohet në xhami - FOTO

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka vizituar sot muzeun Aja Sofia në Stamboll, i cili do të shndërrohet në xhami.

Javën e kaluar, gjykata më e lartë administrative e Turqisë ka revokuar vendimin qeveritar të vitit 1934, i cili Aja Sofisë i kishte dhënë statusin e muzeut.

Menjëherë pas këtij vendimi, presidenti Erdogan kishte njoftuar se Aja Sofia do të bëhej xhami.

Vizita e presidentit ndodh pak ditë para lutjeve të xhumasë që do të bëhen javën e ardhshme.

Erdogan ka vizituar Aja Sofinë ndërkohë që punëtorët vazhdonin punën për të mbuluar ikonat e krishtera të kësaj ish-bazilike bizantine.

E shndërruar në xhami pas pushtimit të atëherë Konstantinopojës (Stambollit) nga osmanët më 1453, bazilika binzantine ishte shndërruar në muze nga Qeveria e Mustafa Kemal Atataturkut më 1934.

Këto janë fotografitë që janë publikuar në profilin e presidentit turk në Facebook.