Foto: REL/Reuters

Erdogan: Turqia do të kthehet në normalitet brenda 40 ditëve

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan një konferencë me video të martën ka thënë se se kurba e COVID-19 e vendit po rrafshohet dhe se jeta në Turqi do të kthehet në normalitet pas mujait të Ramazanit.

“Ne do të sigurohemi që njerëzit do të ndjekin masat tona në mes të pandemisë në nivelin më të lartë gjatë muajit të Ramazanit,” tha Erdogan, raporton Balkan Insight.