Rexhep Tajip Erdogan. Foto Anadolu Agency Kayhan Ozer

Erdogan rikthehet në fushatën zgjedhore pas problemeve shëndetësore

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, bëri të shtunën paraqitjen e tij të parë, tre ditë pasi infeksonit në stomak që ai e kishte, e që e mbajti atë jashtë fushatës zgjedhore për disa ditë përpara se vendi të shkojë në zgjedhje muajin e ardhshëm, raporton DW.

Erdogan iu drejtua turmës në një panair tregtar të aviacionit, Teknofest, në Stamboll e dhe hodhi lule në drejtim të mbështetësve që erdhën me flamuj turq.

Krahas presidentit turk 69-vjeçar në këtë ngjarje ishin presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev dhe kryeministri libian, Abdul Hamid Mohammed Dbeibah.

Si Azerbajxhani ashtu edhe Libia kanë përdorur drone luftarake turke, mes konflikteve, dhe këto makineri pa pilotë do të shfaqen në festivalin e aviacionit të fundjavës.

Erdogan kishte qenë jashtë syrit të publikut që kur u sëmur drejtpërdrejt në televizion të martën mbrëma.

Dalja e tij televizive kishte nxitur një mori thashethemesh për gjendjen e tij.

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca tha se Erdogan vuante nga gastroenteriti – një problem i tretjes që mund të trajtohet lehtësisht dhe zakonisht zgjidhet brenda pak ditësh.

Kur iu drejtua turmës, Erdogan foli për përpjekjet e qeverisë për të ndihmuar viktimat e tërmetit masiv të shkurtit që mori më shumë se 50 mijë jetë.

Gjatë fjalimit të tij ai nuk foli për problemeve shëndetësore, por u fokusua në fillimin e atij që ai e quajti një “shekull i ri i Turqisë”.