Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan. Foto: Facebook/ Recep Tayyip Erdogan.

Erdogan pritet që muajin e ardhshëm t’i vizitojë vendet e Ballkanit

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, do t’i vizitojë vendet e Ballkanit gjatë muajit të ardhshëm, këtë njoftim e ka bërë të hënën Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, ka bërë të ditur se muajin e ardhshëm presidenti turk Rexhep Taip Erdogan do t’i vizitojë vendet e Ballkanit.

Sipas ministrit Çavusoglu, kjo vizitë konfirmon përkushtimin e shtetit turk për vendet e Ballkanit.

Ai u shpreh se Turqia e mbështet paqen dhe stabilitetin në Ballkan.

“Vizita që presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan do të bëjë në vendet e Ballkanit muajin e ardhshëm konfirmon angazhimin tonë për paqen dhe stabilitetin e rajonit. Turqia mbështet fuqishëm paqen dhe stabilitetin e Ballkanit” – tha Cavusoglu.

Ai foli edhe për rolin e Turqisë dhe operacioneve të saj ushtarake në veri të Sirisë.

“Vendi ynë ka kontribuuar ndjeshëm në sigurinë e miliona sirianëve, kështu që nuk mund të pritet që ne të ulemi me duar të mbledhura kundër sulmeve të terroristëve të YPG/PKK-së” – ka thënë Cavusoglu.

Po ashtu, ai foli edhe për konfliktin ku është i përfshirë Azerbajxhani, duke thënë se e mbështet çlirimin e territoreve të okupuara./Dukagjini