Erdogan merr pjesë në lutjet e para në Aja Sofia

Ish muzeu i Aja Sofias në Stamboll priti sot besimtarët myslimanë për herë të parë pasi autoritetet turke e shndërruan në një xhami, raporton BBC.

Në mesin e mijëra lutësve morën pjesë ishte edhe Presidenti Rexhep Taip Erdogan si dhe figura të tjera politike.

Presidenti Erdogan deklaroi se muzeu i famshëm do hapet më 24 korrik për lutjet e së premtes, dhe është parë duke iu bashkuar pjesës tjetër të adhuruesëve rreth mesditës.

Gati 1,000 njerëz u lejuan për tu futur në pikat e kontrollit të sigurisë, kurse të tjerët u lutën përjashta.

Vendimi për ta kthyer muzeun në xhami u kritikua nga liderë politik e religjioz nga e gjithë bota.

Pjesëmarrësit që i janë bashkuar lutjeve u është kërkuar të bartin maska si dhe tapetin për lutje.

Gjithashtu në këtë mes ishin të pranishëm edhe personeli shëndetësor.

Brenda Aja Sofias është shtruar një tapet në dysheme për lutësit dhe reliktet e krishtera janë mbuluar me shtresa të bardha dhe u ishte hequr ndriqimi.

Në mesin e figurave të krishtera që u mbuluan gjatë lutjeve të ditës se sotme janë edhe mozaiku i shekullit të nëntë i Virgjëreshës Maria dhe Jezusit.

Vendimi për kthimin e muzeut ne xhami u bë më 10 korrik, pas gati 86 vitesh që ka shërbyer si një muze.

Kthimi i Aja Sofias nga xhamia në muze ishte bërë nga Kemal Ataturk në nderim të historisë Greke Ortodokse dhe Katolike si shenjë e një sekularizmi modern në Turqi.

Kjo xhami do vazhdojë të jetë e hapur edhe me tutje për vizitorë nga të gjitha vendet.