Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Erdogan kërkon "ndihmë konkrete" nga NATO

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan sot gjatë një vizite në Bruksel kërkoi nga NATO ndihmë konkrete për konfliktin në Siri.

“Ne presim ndihmë konkrete nga të gjithë aleatët tanë. NATO është në një proces kritik në të cilin duhet të tregojë qartë solidaritetin e Aleancës,” tha Erdogan pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Presidenti i Turqisë tha se Ankaraja zyrtare dëshiron që NATO të zbatojë plotësisht vendimet e marra në 2012 dhe 2015 për të mbështetur Forcën Ajrore Turke.

Erdogan shkoi në selinë e Bashkimit Evropian pas vendimit për të hapur kufijtë turq për migrantët dhe refugjatët në territorin e saj, për të detyruar vendet evropiane të mbështesin zgjidhjet politike dhe humanitare turke në Siri.

Janë 3.6 milionë refugjatë sirianë në Turqi. Gati një milion njerëz në provincën siriane të Idlib në veriperëndim të vendit u arratisën drejt kufirit turk pas një sulmi nga forcat ajrore Siriane të mbështetur nga Rusia, duke e vendosur Ankaranë nën presion.

Turqia humbi në shkurt më shumë se 50 trupa në forcat siriane në Idlib./21media