Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan. Foto: Facebook/ Recep Tayyip Erdogan.

Erdogan infektohet me koronavirus

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, njoftoi më 5 shkurt se ka dalë pozitiv për sëmundjen COVID-19.

Ai tha se nuk ka simptoma të rënda të sëmundjes.

“Pas disa simptomave të lehta, unë dhe gruaja ime dolëm pozitivë për COVID-19. Fatmirësisht, ne kemi infektim të lehtë dhe kuptuam se jemi të infektuar me variantin Omicron” të koronavirusit, shkroi Erdogan në rrjetin social Twitter.

Presidenti turk shtoi se do ta vazhdojë punën nga shtëpia.

Autoritetet shëndetësore në Turqi kanë thënë se pothuajse të gjitha rastet e reja me koronavirus në këtë shtet janë me variantin shumë ngjitës, Omicron./REL.