
Erdogan bisedon me Kurtin dhe Vuçiqin lidhur me situatën në veri të Kosovës
Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka biseduar në telefon me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Në një njoftim të Presidencës turke bëhet e ditur se në këtë bisedë telefonike është diskutuar edhe për zhvillimet në veri të Kosovës, duke theksuar se procesi i dialogut është mënyra për vendosje të paqes.
“Gjatë thirrjeve ku u trajtuan edhe marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale, presidenti Erdogan për zhvillimet që po ndodhin në veri të Kosovës u shpreh se sigurimi i progresit në procesin e dialogut është mënyra e vetme për vendosjen e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në rajon”- thuhet në njoftim.
Tutje, në njoftim potencohet se presidenti Erdogan theksoi se Turqia është e gatshme të japë kontributin e nevojshëm në procesin e dialogut.
Që nga 26 maji, në veri të Kosovës janë rritur tensionet, pasi po atë ditë, kryetarët e rinj të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut – të gjithë shqiptarë – u futën në ndërtesat komunale nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.
President @RTErdogan spoke by phone with President Aleksandar Vučić of Serbia and Prime Minister Albin Kurti of Kosovo.
President Vučić of Serbia and Prime Minister Kurti of Kosovo congratulated President Erdoğan on his reelection.
During the calls where the bilateral relations…
— Presidency of the Republic of Türkiye (@trpresidency) May 31, 2023