Erden Atiqi flet pas betimit: Do të punojmë për të gjithë qytetarët, pa dallim e pa diskriminim

Kryetari i ri i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq në deklarimin e parë publik pas betimit si kryetar u zotua se do të punojë për të mirën e gjithë qytetarëve në komunën që ai do të udhëheq.

“Unë po du nja dy mesazhe shumë të shkurta për të gjithë. Ne me gjithë ekipin, unë si kryetar komune, shprehi se kemi me punu për të gjithë qytetarët e komunës veriore të Mitrovicës, pa dallim dhe diskriminim. Angazhimin më të madh do të bëjmë që me normalizu ketë pjesë të komunës dhe i bëjë ftesë të gjithë qytetarëve që të vijnë të na takojnë dhe bashkëpunojnë për të mirën e qytetarëve”- ka deklaruar Atiq pas përfundimit të ceremonisë së betimit.

Ai ka thënë se bashkë me nënkryetaren e komunës, Katerina Axhançiq do të punojnë në një ekip dinamik dhe shpresëdhënës.

Lidhur me pyetjet e gazetarëve sa i përket hapjes së Urës së Ibrit, Atiq tha do të angazhohen për rregullimin e problemeve.

“Si ekzekutiv qëllimin e kem për të lehtësuar jetën e qytetarëve dhe normal çfarëdo pengese që kanë qytetarët në këtë dimension, angazhimin e kemi që me e rregullu problemet” – tha ai.

Atiq në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit, si kandidat nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka fituar 553 vota.