ERA Group mban aktivitet mobilizimi me të rinj

Në kuadër të projektit “Europeanisation of Kosovo’s Environmental Agenda”, ERA Group ka mbajtur një aktivitet me mobilizimin e të rinjve nga komuna e Pejës.

Gjithsej, 30 të rinj nga shkolla e mesme teknike “Shaban Spahia” në Pejë ishin pjesë e këtij aktiviteti.

Pjesëmarrësit patën mundësi të mbjellin pisha në oborrin e shkollës së tyre, me qëllimin që të gjelbërojnë hapësirat publike dhe të ofrojnë shembull të veprimit kolektiv tek te rinjtë e tjerë.

Ky aktivitet për mobilizimin e të rinjve u organizua si pjesë e iniciativës “Green Energy Days”, në kuadër të projektit “Europeanization of Kosovo’s Environmental Agenda”, i cili mbështetet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, dhe implementohet nga BIRN Kosovo, Bankwatch, ERA Group dhe TV Mrezha.

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Evropian.