Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Epopeja e UÇK-së, parakalimi i ushtarëve të FSK-së

Me rastin e 23 vjetorit të rënies heroike të familjes Jashari në Prekaz sot është mbajtur manifestimi i parakalimit të Forcës së e Sigurisë së Kosovës.

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani për nder të 23 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thënë se në këtë përvjetor brezat e ri do të jetojnë më shëmbëlltyrën e Adem Jasharit.

“Familja Jashari shënoi kulmin e rezistencës për ruajten e pragut të shtëpisë që u shnëdrrua në luftën tonë për çlirim. Në 23 vjetorim brezat do të jetojnë me shellbëtyren e Adem  Jasharit. Ata dëshmuan se populli si ky i yni mund të nxjerrin familje të mëdha heroike. Sot jemi të lirë sepse ashtu deshti dhe u sakrifikua e gjithë familja Jashari. Sikurse Adem Jashari dikur, edhe ju sot e keni misioni për ruajtjen e Kosovës”, tha Osmani gjatë manifestimit në Kazermën “Adem Jashari”.

Parakalimi i FSK-së për nder të Epopesë së UÇK-së; Fotografi: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Me rastin e parakalimit të FSK-së, Osmani tha se Forca e Sigurisë po zhvillohet edhe më tej dhe se antarësimi i NATO-se mbetet synim kryesor. 

Rënien e familjes Jashari e ka kujtuar edhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti.

“Rënia e Familjes Jashari ishte fillim i fundit të robërisë shekullore i filluar në mëngjesin e 5 marsit që dha frymëzimin e madh për t’i rezistuar regjimit. Nga tradita jonë e lashtë dëgjuam e lexuam rrëfime për figura të shumëta, por mund të konstastojmë se rënia dhe sakrifica  e familjes Jashari ka vend të veçantë”.

Kryetari i Skenderajit Bekim Jashari tha se duhet të jemi të bashkuar pavarësisht dallimeve politike.

“Sot në 23 vjetorin e Epopesë e kujtojmë luftën e UÇK, veteranëve dhe të gjithë atyre që kontribuan në çlirimin e Kosovës. Sot falenderojmë NATO-n dhe shtetet mike të vendit tonë që vlerësuan luftën e drejtë të UÇK-së. Mirënjohje e thellë për diasporën dhe luftën e përbashkët. Gjaku i derdhur është bazamenti i shtetit tonë falë atyre që nuk kursyen as jetën, e kemi amanet ta duam e ta zhvillojmë. Në rrugën tonë më shumë sfida duhet të jemi të bashkuar pavarësisht dallimeve politike. Sot 23 vite pas kemi ushtrinë tonë e cila radhitet në mesin e ushtrive tjera në ruajtjen e paqes në botë”.

Parakalimi i FSK-së për nder të Epopesë së UÇK-së; Fotografi: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Parakalimi i FSK-së për nder të Epopesë së UÇK-së; Fotografi: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Parakalimi i FSK-së për nder të Epopesë së UÇK-së; Fotografi: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Parakalimi i FSK-së për nder të Epopesë së UÇK-së; Fotografi: Urim Krasniqi/KALLXO.com