Epidemia e fruthit në Ballkan, apel që të vaksinohen fëmijët e Kosovës

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bën apel të vaksionohen të gjithë fëmijët e Kosovës në mënyrë që të mbrohen nga sëmundjet ngjitëse.

Duke qenë se pothuajse në të gjitha shtetet e Europës dhe ato të Ballkanit është shënuar epidemi e fruthit, Instituti kërkon nga gjitha komunitetet, sidomos ata të komunitetit RAE, që të gjithë fëmijët e pavaksinuar të paraqiten në QKMF-të e komunave përkatëse për të kompletuar kalendarin e vaksinimit.

“Në Kosovë nuk ka epidemi të fruthit sepse janë vaksinuar mbi 95% e fëmijëve! Vaksinoni fëmijët që ti keni të shëndoshë!”, apelon Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

KALLXO.com raportoi për mungesën e vaksinave kundër gripit sezonal.

Mungojnë vaksinat kundër gripit sezonal, mbi 9 mijë qytetarë të prekur

Fillon shpërndarja e vaksinave të gripit sezonal nëpër komunat e Kosovës