Enver Petrovci shpallet aktori më i mirë i festivalit PITF 2022 'Burbuqe Berisha’
Aktori Enver Petrovci ka marrë çmimin kryesor të edicionit të 6-të të Prishtina International Theater Festival “Burbuqe Berisha”, që u mbajt nga 10 deri më 16 maj 2022 në teatrin “Faruk Begolli” në Kolegjin AAB.
Këtë çmim Petrovci e mori për rolin e tij në shfaqjen “Muslimani”. Petrovci është edhe tekstshkrues dhe regjisor i shfaqjes.
Përveç çmimit ‘Aktori më i mirë”, shfaqja “Muslimani” mori edhe dy çmime të tjera: “Best Play: Student Choice” dhe “Best Play: Media Choice”.
Në edicioni e sivjetmë të këtij festivali garuan shfaqje nga Spanja, Italia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova.
Lista e plotë çmimeve të edicionit të 6-të të Prishtina International Theater Festival (PITF 2022):
Çmimi “Best Play: Student Choice”- “Muslimani” – Kosova.
Çmimi “Best Play: Media Choice” – “Muslimani” – Kosova.
Çmimi “Best Supporting Actor” – Jelena Dukic “Iphigenia” – Mali i Zi.
Çmimi “Best Director” – Fatos Berisha “The M Ëord” – Maqedonia e Veriut.
Çmimi “Best Play” – “Iphigenia” – Mali i Zi.
Çmimi kryesor i PITF 2022 “Best Actor” – Enver Petrovci “Muslimani” – Kosova.