Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Enver Hoxhaj uron Vetëvendosjen për rezultatin në zgjedhjet e sotme

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, e ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për rezultatin e arritur në zgjedhjet e sotme të parakohshme parlamentare.

Në një konferencë për media të mbajtur para pak minutash, Hoxhaj tha se procesi i sotëm zgjedhor tregoi se jemi shembull për vendet e rajonit.

“Qytetarët kanë folur dhe vullneti I tyre duhet të respektohet”, tha tutje kreu i PDK-së, partia e të cilit është radhitur e dyta.