Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Enver Hoxhaj uron Shqipërinë për zgjedhjen në Këshillin e Sigurimit
Ushtruesi i Detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka uruar Shqipërinë për anëtarësimin e përkohshëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Përmes një postimi në rrjetin social ‘Twitter’, Hoxhaj, ka thënë se kjo është një arritje e madhe dhe se do ta bëjë zërin e Kosovës më të fortë.
“Urime Shqipërisë për zgjedhjen si anëtare të Këshillit të Sigurimit. Kjo është arritje e madhe për Shqipërinë dhe diplomacinë e saj të fortë. Të lumë Edi Rama, kjo do ta bëjë zërin e Kosovës më të fortë në Kombet e Bashkuara”, ka shkruar Hoxhaj.
Sot, Shqipëria është bërë anëtare e përkohshme në periudhë prej dy viteve, në Këshillit e Sigurimit të OKB-së. Shteti shqipatar mori 175 vota nga 117 të nevojshme, për tu anëtarësuar.
Shqipëria zyrtarisht anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për dy vite