Enver Hoxhaj paralajmëron shkuarjen e vendit në zgjedhje, për këtë fajëson Albin Kurtin

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës njëherësh ushtrues detyre i kryetarit të kësaj partie, Enver Hoxhaj, ka thënë se manovrat e fundit politike të qeverisë për ndryshimet në formë të shpejtë të ligjit për Zgjedhjet, janë dëshmi se kryeministri Albin Kurti po dëshiron ta dërgoj vendin në zgjedhje.

“Pasi, ai frikësohet të marrë përgjegjësinë për të udhëhequr vendin”, tha Hoxhaj, në konferencën për medie mbajtur në orët e vona në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.