Enver Hoxhaj, Foto: PDK

Enver Hoxhaj nuk e përjashton mundësinë e kandidimit për kryetar të PDK-së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, para mbledhjes së Këshillit Drejtues të kësaj partie ka bërë të ditur se është duke e konsideruar kandidimin për kryetar të PDK-së.

“Prej të hënës së sotme  kam nisur të mendoj se cili duhet të jetë raporti im me konventën zgjedhore që ta paraqes kandidaturën dhe kur e paraqes në një kohë të caktuar, pres që konventa ta ruajë unitetin e PDK. Nuk është gara mes nesh brenda PDK, nuk duhet të ketë, por me nivelin qendror. Andaj, prej të hënës është vendimtare që të mendoj për kandidaturën time, por duhet të flasë me kolegët në parti”, tha Hoxhaj para gazetarëve.

Ai tutje theksoi se në mbledhjen e sotme të Këshillit Drejtues do të flitet për konventën zgjedhore që do të mbahet më 3 korrik, që pritet të votohet kryetari i kësaj partie.

“Qëllimi i konventës është që PDK të rikthehet e para në nivel nacional, që PDK ta fiton peshën dhe rëndësinë politike. Dhe debati sot do të jetë se çka do të ofrojmë në konventë dhe çka të ndryshojmë”, shtoi Hoxhaj më tej.

Hoxhaj që nga nëntori i vitit të kaluar ka qenë ushtrues detyre i kryetarit të PDK-së, pas dhënies së dorëheqjes të ish-kryetarit Kadri Veseli, pas konfirmimit të aktakuzës ndaj këtij të fundit nga Gjykata Speciale.

Kurse, para katër ditësh Hoxhaj dha dorëheqje nga kjo pozitë dhe një nga arsyet është konventa e PDK-së e cila pritet të mbahet më 3 korrik që pritet të zgjidhet kryetari i ri.

Ai as kur dha dorëheqje nuk e ka mohuar e as pohuar kandidaturën e tij për të parin e PDK-së.

PDK-ja zgjedh kryetarin e ri më 3 korrik

 

Enver Hoxhaj jep dorëheqje nga pozita e ushtruesit të detyrës të kryetarit të PDK-së