Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Enver Hoxhaj: Në këtë 13 vjetor të pavarësisë së Kosovës me mendje dhe zemër jemi në Hagë

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka vizituar sot Kompleksin Memorial të Jasharajve në Prekaz, në 13 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Hoxhaj tha se në këtë përvjetor të Pavarësisë “me mendje e zemër” janë në Hagë.

“Familja Jashari janë sinonim i çlirimit, ata përfaqësojnë një sakrificë e cila lindi shpresën dhe projektoi të ardhmen për një Kosovë të lirë.  Në këtë 13 vjetor të pavarësisë së Kosovës, me mendje dhe zemër jemi në Hagë ku janë shokët tanë të cilët në mënyrë të padrejtë po mbahen atje”, ka thënë Hoxhaj.

Tutje, U.D i kryetarit të PDK-së ka shtuar se “pavarësia e Kosovës e ka bërë më të drejtë dhe paqësor Ballkanin por që mos anëtarësimi i vendit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara e bënë më tutje të pasigurt”.

Enver Hoxhaj gjatë vizitës së tij në Prekaz ishte i shoqëruar nga anëtar të tjerë të PDK-së, ndër ta edhe Sami Lushtaku.