Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Enver Hoxhaj: Kurtin e shti në xhep në çdo debat

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka hapur sërish punën e ftesës për debat me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Hoxhaj u shpreh se e shtin në xhep Kurtin në çdo debat.

“Albini po ik, Albini s’po guxon me dalë në debat se ai e din për politikë të jashtme, për politikë të brendshme, për arsim, për ekonomi, jo qysh jam tash çutë, po me më çu prej gjumit në 2 të natës në pizhame, Albin Kurtin e shti në xhep në çdo debat”, u shpreh Hoxhaj.

Këtë deklaratë Hoxhaj e bëri gjatë tubimit në Malishevë.