Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Enver Hoxhaj: Dialogu i ri i Albinit është një foto me Vuçiqin

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj, gjatë seancës tha se dialogu i ri i kryeministrit Albin Kurti është një fotografi me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq.

“Dialogu i ri i Albinit është një foto me Vuçiqin, javën e  ardhshme. Dialogu i ri është ajo çka e keni pa dje në kishën ortodokse serbe. Dialogu i ri është kompetencat e asociacionit të komunave me shumice serbe” tha ai.

Sipas tij, mënyra se si ka folur Kurti për dialogun është papërgjegjësi dhe sjellje jo serioze. 

“Pritja ime ka qenë që sot ne në seancë flasim për dialogun ku kryeministri do të sillte temat afatet kohore dhe kërkon nga opozita llogari dhe i kërkojmë llogari” tha ai.

Hoxhaj tha se dialogu nuk është i përgatitur në rrafshin diplomatik dhe se sot kur ka dëgjuar për dialogun kuptova që jemi të pa përgatitur përmbajtësisht.

“Në raportim janë raportet vjetore të Edita Tahirit edhe atë raport e keni plagjiat. E kisha thirrë Rron Gjinovcin me pa sa paragrafe të raportit dalin plagjiat” tha ai.

Hoxha tha se Kurti ka ardhë sot në Kuvend të na thotë neve e juve që na e kemi pas gabim pa pas një rol në dialog.

“E keni shumë gabim qasjen që e keni për dialog. Sepse po shkoni ne dialog duke i shkel zotimet e juaja se nuk do të shkoni pa kërku falje Serbia pa u gjet i gjeturi i fundit pa i pagu dëmet Serbia, pa i anulu marrëveshjet. Sjelli në Kuvend anuloj marrëveshjet votat i ki” tha ai.

Ai tha Kurtit që ta dërgoj në Komision të Venecias asociacionin që dikur i thonit Zajednica.

“Kërko falje që në këtë Kuvend ke ushtru dhunë në emër të dialogut. Nëse ka dialog të ri sille platformën e re në Kuvend’ tha ai.