Foto: REL/ official publication

Enver Hasani tërhiqet nga gara për Avokat të Popullit

Ish- Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani është tërhequr nga gara për tu zgjedhur Avokat i Popullit.

KALLXO.com ka siguruar letrën që Hasani ia ka dërguar Kuvendit të Kosovës, përkatësisht deputetes Duda Balje.

Në letrën e tij ai thotë se arsyeja e dorëheqjes  ka të bëjë me integritetin e procesit.

“Përmes këtij emaili, kam nderin t’ju njoftoj se tërhiqem nga gara për Avokat të  Popullit, për arsye tërësisht identike me ato të dhëna nga shoqëria civile lidhur me procesin, përkatësisht me mangësinë e transparencës dhe për arsye të difekteve të  tjera që  kanë  të  bëjnë  me integritetin e tërësishëm të tij”, thuhet në letrën e tij.

Ai ka shtuar se ndoshta në një proces tjetër  “të  drejtë  e të  paanshëm, të  monitoruar nga organizma të  besueshëm vendor dhe ndërkombmëtar”, mund ta konsiderojë kandidimin e sërishëm.

Në garë për Avokat të Popullit janë edhe Edona Hajrullahu, Naim Qelaj, Xhavit Shala.