Enver Hasani

Enver Hasani: Presidenti nuk duhet të sillet si kapadai

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se kryeministrit i lejohet t’i shprehë pikëpamjet politike, por Presidenti nuk duhet të sillet si “kapadai”.

“Presidenti e ka gabim sepse diskursi që ai po kultivon është përjashtues dhe paragjykues”, tha Hasani në KTV teksa fliste se çfarë definon Kushtetuta për mandatarin e Qeverisë së re.

“Kryeministrit e Kryetarit të Kuvendit i lejohet t’i shprehë pikëpamjet politike por Presidenti në një sistem çfarë jemi ne, nuk mund të sillet si kapadai por duhet të sillet brenda parametrave që i ka. Presidenti po del nga roli i vet. Ai nuk mund ta formësojë dhe dirigjojë vullnetin e tij politik. Kjo ka ndodhë vetëm në Gjermaninë e Weimar-it”, u shpreh ai.

Më 25 mars me mocion të mosbesimit është votuar në Kuvendin e Kosovës, rrëzimi i Qeverisë Kurti.

Presidenti sot gjatë ditës ka mbajtur takim konsultativ me LVV, LDK dhe PDK.