Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Enver Hasani flet për zgjedhjen e Qeverisë së re dhe të presidentit - LIVE

Në emisionin “Kallxo Pernime” po transmetohet intervista me ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani.

Përballë Jeta Xharrës, Enver Hasani flet për vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP) për anulimin e votave në disa komuna të Kosovës për kandidaten Adrijana Hoxhiq dhe Iniciativa Romani.

Po ashtu, Hasani flet për zgjedhjen e presidentit e të Qeverisë së re.

Në pjesën e dytë debatohet për barazinë në qeverisje.

Pjesë e debatit janë Doarsa Kica Xhelili, kandidate për deputete nga lista e Lëvizjes Vetëvendosje, Albena Reshitaj nga AAK, Flutura Avdiu, drejtoreshë e Planifikimit Urban në Komunën e Drenasit, Arjeta Gashi dhe Shqipe Gjocaj aktiviste të drejtave të grave.