Arkiv - Eliot Engel në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës - Foto: Atdhe Mulla

Engel i reagon Presidentit Trump: Luftën në Kosovë e ndalën Clinton dhe NATO

Kongresmeni amerikan, Eliot Engel, i ka reaguar deklarimeve të presidentit amerikan, Donald Trump pas deklaratës se ai ka arritur ta ndalë luftën mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë një tubimi elektoral në Nebraska ditën e martë, Trump deklaroi se Serbia dhe Kosova po luftonin prej shekujsh, megjithatë ky konflikt i përgjakshëm përfundoi kur Trump u tha liderëve të të dy vendeve se ai nuk do të nënshkruante asnjë marrëveshje tregtare me ta në rast se nuk do të ndalonin së vrari njëri-tjetrin, një manovër e suksesshme kjo e cila sipas parashikimeve të Presidentit Trump “ka shpëtuar shumë jetë njerëzish.

Në lidhje me këtë ka reaguar kongresmeni Eliot Engel.

 

“Lufta e Kosovës ka përfunduar 2 dekada më herët, në 1999. Ju nuk e ndalët luftën, presidenti (Bill) Clinton dhe NATO e bënë këtë”, ka shkruar Engel në Twitter përmes llogarisë së Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit.

Trump i jep vetës meritat për përfundimin e luftës së Kosovës