Ende pa marrëveshje, LDK vazhdon ta kërkojë pozitën e kryetarit të Kuvendit

Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së LDK-së, ku përsëri qëndrimet janë të njëjta, barikadim në kërkesën e saj, që të ketë pozitën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri tha para gazetarëve se LVV duhet të udhëheq me Qeverinë e LDK me Kuvendin.

“Po flasim për një ekzekutiv LDK-Vetëvendosje dhe për një përfaqësim ku Vetëvendosje e udhëheq Qeverinë, e LDK Kuvendin. Ky është angazhimi ynë i përbashkët”, tha Haziri në konferencë për media.

Haziri nuk e ka konfirmuar nëse do të ketë takime mes LDK-së dhe LVV-së, por sipas tij takime do të vazhdojnë.

“Kryetari LDK-së ka zhvillu konsultime ditore. Ne do t’i vazhdojmë takimet brenda strukturës por edhe me LVV që të arrijmë marrëveshje politike, që të hënën do t’i jap Kosovës Qeveri”, tha tutje Haziri.

“Deri të hënën, në ora 10:00 nuk do të ndalen përpjekjet tona për arritjen e këtij qëllimi”, tha Haziri.