Ende pa filluar aplikimi, bie sistemi online i Trustit
11.12.2020 - 13:45
Ndonëse ende nuk është hapur faqja e aplikimit për tërheqjen e fondit prej 10%, ajo është bllokuar dhe është jashtë funksionit.
Nëse klikoni në www.trusti10.org, faqja nuk hapet.
Trusti kishte njoftuar se aplikimi do të filloj sot në orën 15:00.
Zëvendës drejtori i Trustit, Agron Krasniqi në KALLXO.com kishte deklaruar se serveri i sistemit ka kapacitet të palimituar për të pranuar përdorues.
“Paratë nuk dalin në mënyrë automatike, pagesat janë menduar të bëhen në dy javë pasi kjo është një punë më me presion, kemi menduar t’i bëjmë dy javore e jo në muaj si e kemi zakonisht. Pagesën e parë po planifikojnë ta bëjmë nga 23 deri 25 dhjetor,” ka thënë gjatë ditës së djeshme zëvendës drejtori i Trustit, Agron Krasniqi.