Emrat e kryesisë së re të LDK-së

LDK ka zgjedhur kryesinë e re në takimin e sotëm të Këshillit të Përgjithshëm.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha pas mbledhjes së sotme të këtij këshilli se kryesia e partisë është zgjedhur ndërsa paralajmëroi që nesër do të zgjedhen edhe nënkryetarët dhe sekretari i përgjithshëm i partisë.

Ai tha se në takimin e sotëm LDK nuk ka diskutuar as për kandidatin për kryeministër as për koalicionet e mundshme të LDK-së para zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i lexoi emrat e kryesisë së re. Ata janë: Agim Veliu, Kujtim Shala, Lutfi Haziri, Vjosa Osmani, Gazmend Muhaxheri, Haki Rugova, Ismet Beqiri, Imri Ahmeti, Anton Quni, Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Muharrem Svarqa, Sokol Haliti, Vlora Dumoshi, Lumir Abdixhiku, Valon Murtezaj, Skender Hyseni, Brikenda Kryeziu, Fadil Krasniqi, Rrezeartë Krasniqi, Arban Abrashi, Mirjeta Kalludra, Besian Mustafa, Florian Dushi, Selim kryeziu, Donruntinë Maloku, Naser Osmani, Mybera Mustafa, Safet Kamberi, Lutfi Zharku, Lirije Kajtazi dhe Fidan Rekaliu.

Nga 23 sa i ka pasur, kryesia e re e LDK-së do t’i ketë 33 anëtarë.

“Nënkryetarët do të zgjedhen më vonë, në kohën e përmbylljes së zgjedhjeve nacionale në mënyrë që pozitat të reflektojnë me pozitat në Kuvend pas zgjedhjeve”, tha Mustafa.