I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak

Emisarit Lajçak i vazhdohet mandati deri në janar të vitit 2025

Emisarit të Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak i është zgjatur mandati deri në fund të muajit janar të vitit 2025.

“Miroslav Lajčák , EUSR për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor , iu zgjat mandati deri më 31 janar 2025. Ai u emërua për herë të parë më 2 prill 2020”-ka njoftuar Zyra për Shërbim të Jashtëm të BE-së.

Vendimi është marrë në takimin e ambasadorëve të vendeve të BE-së në fillim të korrikut, ndërsa vendimi u mor pas kërkesës që është bërë nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell. 

Lajçak ka marrë mandatin si i dërguar special i Bashkimit Evropian për dialogun nga 2 prill i vitit 2020.