I dërguari britanik për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, 10 shkurt 2022 - Foto: KALLXO.com

Emisari i posaçëm i Britanisë për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach sot në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të pres sot në takim të dërguarin e posaçëm të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach.

Takimi zhvillohet Presidencë duke filluar nga ora 14:00 në kabinetin e presidentes.

Në dhjetor të vitit të kaluar, ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson e kshte emëruar Stuart Peach, të dërguar të posaçëm për Ballkanin Perëndimor.

Stuart Peach mori këtë pozitë, pas dorëheqjes si kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s në fillim të vitit 2011, post që ai e mbajti që nga viti 2018.

Më herët ai ka shërbyer gjithashtu si Shefi i Shtabit të Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar.

Qeveria britanike kishte theksuar se i dërguari i posaçëm do të punojë me partnerët në mbështetje të dialogut Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.