Emisari i BE-së për dialogun deklarohet lidhur me marrëveshjen e mundshme në ShBA

Emisari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak është deklaruar lidhur me deklaratën e presidentit Hashim Thaçi për një marrëveshje të mundshme në Shtëpinë e Bardhë në ShBA.

Kosova dhe Serbia me ndërmjetësim të ShBA-së do të takohen në Uashington më 27 qershor.

Kurse, Lajçak ka thënë se nuk i komenton aktivitetet e të tjerëve.

“Më lejoni të përseris, që nuk komentoj aktivitetet e tjerve, por përmua një marrëveshje e mirë është ajo që sjell Kosovën në BE dhe kam dyshimet që mund të arrihet një marrëveshje pa BE-në”, tha emisari evropian.

Lajçak përmbyll vizitën në Kosovë me konferencë për media

Lajçak përmbyll vizitën në Kosovë me konferencë për media

Publiée par Kallxo.com sur Jeudi 18 juin 2020