Emërohet ushtrues i ri i detyrës i Kryeinspektorit të Punës

Agim Millaku sot ëshë emëruar ushtrues detyre si Kryeinspektor i Punës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar  ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari, ndërsa Millaku ka zëvendësuar Valon Lecin nga kjo pozitë.

“Është caktu një ushtrues detyre i Kryeinspektorit të Punës. Ligji thotë se kreun e organit duhet ta zëvendësojë zëvendësi. Z. Agim Millaku, si zëvendës-kryeinspektori me përvojën më të gjatë, është caktu UD kryeinspektor’, ka thënë Hajdari për KALLXO.com

Inspektorati i Punës në muajin maj kishte marrë vendim që të anulojë shkarkimin e kryeshefit të Telekomit, Bedri Istrefi dhe kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, pasi këta ishin shkarkuar nga ana e bordeve të këtyre të ndërmarrjeve.

Inspektorati i anulon shkarkimet e bordit të qeverisë Kurti në Telekom