Emërohet u.d. Kryeshefi i ri në 'Trepçë'

Bordi i Përkohshëm i “Trepçës” sot ka zgjedhur Enes Muzaqin si Ushtrues të Detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv në këtë ndërmarrje.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Sylejman Hyseni, kryetar i i Bordit Mbikqyrës.

Ai tha se Muzaqi është zgjedh me votë unanime në pozitën e re.

“U.D. Kryeshef i ri sot është zgjedh Enes Muzaqi”, ka thënë Hyseni.

Kryetari i Bordit ka thënë se Muzaqi ka edhe përvojë, prandaj edhe është zgjedh në pozitën e u.d. kryeshefit në “Trepçë”.

Enes Muzaqi, U.D Kryeshef në “Trepçë”, Foto: Facebook

“Ka punuar në minierë të Artës, është inxhinier i diplomuar, e ka të përfunduar edhe masterin, është drejtor i hulumtim këtu në Trepçë. Tani është si ushtrues detyre”, ka thënë Sylejman Hyseni.

Ndërkohë, sot nga pozita e u.d. kryeshefit dha dorëheqje, Hysen Vrajolli. Ai në një bisedë për KALLXO.com tha se kishte presione nga Qeveria e Kosovës.

Ndërkohë, sot ministri i Ekonomisë, Blerim Kuçi njoftoi se janë ekzekutuar 1 milion euro për “Trepçën”.

Vrajolli flet për dorëheqjen e tij nga u.d. Kryeshefi i Trepçës: Kryeministri më linçoi publikisht

www.kallxo.com