Trepça

Emërohet U.D i kryeshefit ekzekutiv në ndërmarrjen “Trepça"

Bordi i Përkohshëm Mbikëqyrës i Drejtorëve në “Trepçë” sot ka emëruar Hysen Vrajollin në pozitën e ushtruesit të detyrës së kryeshefit ekzekutiv në këtë ndërmarrje publike.

Emërimi i Hysen Vrajollit erdhi një ditë pasi nga Bordi i Përkohshëm Mbikëqyrës u shkarkua Basri Ibrahimi.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar vetë Vrajolli.

“Po, sot jam emëruar ushtrues detyre i kryeshefit ekzekutiv në “Trepçë”, tha ai.

Ai ka thënë se ka përvojë në fushën e minierave ndërsa tha se së fundmi ishte drejtor i Minierës në Artanë.

“Unë kam përvojë 36 vjeçare në minieraë, gati të gjitha punët i kam bë. Kam qenë drejtor gati i të gjitha minierave, një kam qenë edhe zëvendës drejtor për miniera. Së fundmi kam qenë drejtor në minierën e Artanës”, tha ai.

Vrajolli ka folur edhe për gjendjen aktuale në ndërmarrjen publike “Trepça”. Sipas tij, aktualisht, rënia e çmimeve ka ndikuar në ndërmarrjen publike.

 

“Gjendja aktuale në “Trepçë” është e rënd shkaku i rënjes së çmimeve në treg për shkak të coronavirusit, mirëpo besoj që kjo do të kaloj shpejtë edhe pse në këtë kohë, ne prapë se parp ne nuk e kemi ndal punën e as prodhimin dhe besoj në rimëkëmbje të shpejtë”, deklaroi ai.

Dje gjatë ditës, disa punëtorë protestuan dhe kërkuan nga Bordi i Përkohshëm Mbikëqyrës që të shkarkohet Basri Ibrahimi.

Ibrahimi, në një deklarim për KALLXO.com tha se shkarkimi i tij nga posti i kryeshefit ekzekutiv është politik.

Qeveria Emëron Kundërligjshëm Anëtarë të Bordit të ‘Trepçës’

Por, ndaj këtyre deklarimeve sot ka reaguar ministria e Ekonomisë që udhëhiqet nga Rozeta Hajdari.

Ministria e Ekonomisë: Shkarkimi i kryeshefit të Trepçës, vendim i pavarur i Bordit