Emërohet komisioni për rekomandim të kandidatëve për Bord të OSHP-së

Qeveria e Kosovës në detyrë në mbledhjen e 61-të të saj, ka marrë vendim për emërimin e Komisionit Përgjegjës për rekomandimin e kandidatëve për anëtarë në Bordin në Organit Shqyrtues të Prokurimit.

Komisioni përbëhet nga kryesuesi, Izedin Bytyqi, sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës, dhe katër anëtar të tjerë Iber Alaj, u.d. Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Besim Kamberaj, u.d. sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, Kujtim Gashi, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë për Shoqëri të Informacionit, Lulzim Ejupi, sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Mbledhja e Qeverisë e drejtuar nga kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti u mbajt virtualisht si shkak i masave kundër COVID-19.