Ministria e Drejtësisë - Foto: KALLXO.com

Emërohet Komisioni për dhënien e provimit për Noterinë

Ministria e Drejtësisë ka marrë vendim për emërimin e Komisionit për dhënien e provimit për Noterinë.

Sipas vendimit, kryesuese është emëruar Filloreta Lekiqi dhe zëvendës kryesuese, Hunaida Pasuli.

“Halil Rukiqi, anëtar dhe Suna Sallahi zëvendës anëtare; Sherife Seferi- Tahiri anëtare dhe Learte Cana zëvendës anëtare; Rrustem Qehaja, anëtar dhe Jorida Xhafaj, zëvendës anëtare; Fadilete Hoxha anëtare dhe Burbuqe Spahija, zëvendës anëtare”- është përbërja e këtij komisioni.

Në vendim thuhet se Sekretare e Komisionit caktohet Selvije Elezaj, e cila ofron mbështetje dhe kryen punët administrative – teksnike të Komisionit.

Mandati i kryetarit, anëtarëve dhe sekretares së Komisionit është tre vjeçar, pa të drejtë rizgjedhje.