Foto: MKRS

Emërohet Këshilli i ri Drejtues i Qendrës Kinematografike

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka pritur sot anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues të Qendrës Kinematografike të Kosovës.

Anëtar të rinj të KD-së i QKK-së janë emëruar: Arbnesha Grabovci, Jeton Zogjani, Luan Daka, Linda Shala dhe Burim Reçica, përfaqësues i MKRS-së.

Këshilli Drejtues i QK-së emërohet nga ministrja e Kulturës dhe në përbërje të tij ka personalitete nga fusha e filmit, biznesit dhe shoqërisë civile.

MKRS, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se gjatë këtij takimi ministrja Dumoshi ka premtuar përkrahjen të vazhdueshme të punës së QKK-në si nga ana profesionale dhe nga ajo financiare.

“MKRS do të jetë çdo here mbështetja me e madhe e industrisë së filmit pasi që filmat tanë po tregohen të suksesshëm në kinematografi evropiane duke sjellë çmime të njëpasnjëshme”, citohet të këtë thënë ministrja Dumoshi.