Emërohet Bordi i ri i KEK-ut

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka emëruar Bordin mbikëqyrës të drejtorëve të ndërmarrjes publike Korporata Energjetike e Kosovës (KEK).

Bordi i ri mbikëqyrës i KEK-ut ka këtë përbërje: Skender Haziri – kryesues, Merita Kasapolli – anëtare, Bezar Halilaj  – anëtar, Valbona Raifi- Deshishku – anëtare, Mustafa Pllana – anëtar dhe Valdrin Krasniqi – anëtar.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se në konkursin për drejtor të Bordit të KEK-ut kanë aplikuar 72 kandidatë.