Foto: KALLXO.com

Emërohet bordi i përkohshëm i drejtorëve  në “Trepçë”

Qeveria e Kosovës ka emëruar bordin e përkohshëm të drejtorëve në Ndërmarrjen Publike “Trepça”.

Artane Rizvanolli, ministre e Ekonomisë ka arsyetuar propozimin për bordin e përkohshëm duke thënë se bordit paraprak i ka skaduar koha.

“Kërkesa për emërim bëhet për arsye të skadimit të mandatit të bordit paraprak. Në mënyrë që të kemi mbikëqyrje deri sa të krijohen kushtet për emërimin e drejtorëve me  mandat të plotë”, ka thënë ajo gjatë mbledhjes së qeverisë.

Kryesues i këtij bordi do të jetë Bahri Hyseni ndërsa anëtarë, Hekuran Nikçi, Alban Krasniqi, Shyqeri Kelmendi. Ndërkaq Shyqeri Sadiku do të jetë anëtar si përfaqësues i punëtorëve.