Foto: ZKM
Emërohet bordi i Kompanisë për Menaxhimin e Deponive
14.9.2022 - 11:23
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për emërimin e drejtorëve të bordit të ndërmarrjes “Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë”.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka lexuar emrat e kandidatëve të përzgjedhur, të cilët janë, Avni Ramadani – kryesues; Mirlinda Ahmeti – anëtar; Zoge Spahiu – anëtar; Lindita Toqi – anëtar, Bashkim Pllana – anëtar dhe Goran Llaziq – anëtar.
Në konkurs kanë aplikuar 113 kandidatë ndërsa në listën e ngushtë kanë hyrë 41 kandidatë. Sipas Kurtit, janë parashtruar 20 ankesa prej të cilave 13 janë aprovuar dhe 7 janë refuzuar. Kurse Qeverisë së Kosovës i është rekomanduar lista me 12 kandidatë.
Ndryshe, mandati për këtë bord është 3-vjeçar.