Foto: ZKM
Emërohet Bordi i Drejtorëve të Ndërmarrjes për Menaxhimin e Deponive
24.7.2024 - 11:22
Qeveria e Kosovës ka emëruar Bordin e Drejtorëve të Ndërmarrjes Qendrore “Kompania për Menaxhimin e Deponive të Kosovës (KMDK).
Të emëruarit janë: Afrim Konjufca – kryesues, Emina Telaku – anëtare, Valbona Thaçi- anëtare dhe Petrit Pantina -anëtar.
Vendimi është marrë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.
Kryeministri Albin Kurti, gjatë emërimit të këtij bordi tha se këtë konkurs kanë aplkuar 67 kandidatë, prej tyre 26 kandidatë kanë hyrë në listën e ngushtë.
Mandati i këtij Bordii është 3 vjeçar.
Me 14.06.2023, Qeveria kishte shkarkuar bordin e mëparshëm, të cilin e kishte emëruar në 14 shtator 2022, ndërsa pas shkarkimit kishte emëruar një bord të përkohshëm.