Foto nga një mbledhje e kaluar e Qeverisë - Foto: ZKM

Emërohet Bordi i drejtorëve të KRU 'Radoniqi'

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për emërimin e Bordit të drejtorëve të Kompanisë Rajonale të Ujitjes “Radoniqi-Dukagjini”, Gjakovë.

Sipas vendimit, Ilir Dula është zgjedhur kryesues, kurse Vehbi Duraku, Krenar Bajgora dhe Agron Tafashiku anëtarë.

Për bord të drejtorëve në këtë kompani kanë aplikuar 55 persona, ndërsa emrat e 12 kandidatëve janë dërguar për rekomandim në Qeveri.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për emërimin e bordit të drejtorëve edhe në kompanitë tjera rajonale të ujitjes.