Emërohen dy zëvendësministra në qeverinë Kurti

Kryeministri Kurti ka emëruar dy zëvendësministra të ri në qeverinë e tij, nga komunitetet.

Dy zëvendësministrat Nenad Stanojeviq dhe Lazar Raduloviq do të shërbejnë në ministrinë për Ekonomi dhe Bujqësi.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot, z. Nenad Stanojeviq, Zëvendësministër për Ekonomi, si dhe z. Lazar Raduloviq Zëvendësministër për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Qeverinë e Republikës së Kosovës” – thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci si dhe Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.